A është Edi Rama ‘dora’ që bllokoi arrestimin e Alqi Bllakos dhe Fatmir Mediut? Mister fati i kërkesës së SPAK për t’u hequr imunitetin
Në zyrat e SPAK qëndrojnë “pending” prej disa javësh kërkesat e heqjes së imunitetit të deputetëve Alqi Bllako dhe Fatmir Mediu, me qëllim për t’i hapur rrugë arrestimit të tyre për dy nga aferat më të rënda në historinë e pluralizmit shqiptar; aferën 400 milionë euro të inceneratorëve dhe korrupsionin e Gërdecit me pasojë 27 të vdekur, rreth 300 të plagosur dhe qindra shtëpi të rrafshuara.
Alqi Bllako, në cilësinë e sekretatit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit bëri letrat e korrupsionit me inceneratorët, duke marrë edhe vetë një pjesë të parave përmes babait të tij. SPAK ka mbyllur në burg ish shefin ministër të Bllakos, Lefter Kokën për vjedhjen e 3.7 milionë euro, ndërsa Bllako është ende i lirë, bashkë me treshen Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja. Të lirë janë ende edhe Engjëll Agaçi, Erion Veliaj etj… Në dosjen për arrestimin e Lefter Kokës del qartë implikimi i pjesës tjetër të grupit.
Nga ana tjetër, Fatmir Mediu bëri letrat e korrupsionit në Gërdec, me porosi dhe për llogari të Sali dhe Shkëlzen Berishës. Për 13 vjet me radhë Berisha e shpëtoi nga drejtësia Mediun, pasi kështu po shpëtonte veten e tij. Tashmë Gjykata e Lartë ka konfirmuar si të ligjshme lëvizjen e SPAK për të hapur dosjen e Gërdecit dhe për të marrë të pandehur Mediun. Megjithatë, si Alqi Bllako, ashtu edhe Fatmir Mediu, vijojnë të jenë të lirë. Disa ditë më parë nga SPAK doli një informacion për përgatitjen e dy kërkesave për t’u hequr imunitetin e deputetit, Alqi Bllakos dhe Fatmir Mediut.
Madje në 7 janar 2022 u tha se kërkesat ishin referuar në zyrat e Kuvendit, për t’u hapur rrugë procedurave për dorëzimin e dy deputetëve në duart e SPAK. Si SPAK, ashtu edhe Kuvendi, nuk reagojnë zyrtatisht për fatin e kërkesave. Megjithatë, burime konfindenciale nga Kuvendi mohuan që SPAK të ketë dërguar kërkesa për heqjen e imunitetit të Bllakos dhe Mediut.
Sipas Kuvendit, kërkesat janë ende në SPAK.
Po cila është ‘dora’ që ka bllokuar heqjen e imunitetin dhe arrestimin e Alqi Bllakos dhe Fatmir Mediut?!
Dyshimet bien mbi Edi Ramën, i cili është koka çdo afere të madhe mbi 1 milionë euro në Shqipëri pas vitit 2013.
Edi Rama mund ta ketë bllokuar arrestimin e Bllakos, për të ndaluar goditjen e zinxhirit të korrupsionit me inceneratorët që shkon gjithnjë drejt tij. Për balancim, ka bllokuar edhe arrestimin e Fatmir Mediut, i cili mund të fundosë nga momenti në moment Sali Berishën me të birin….