KëshilliBashkiak 📃✍️
Në mbështetje të ligjit Nr.139/2015”Për Vetëqeverisjen Vendore”,Neni 17,53 i tij,
Ju njoftojmë se ditën e Enjte më datë 30.03.2023,ora 12:30 në sallën e Këshillit ,organizohet mbledhja e Këshillit Bashkiak me rend dite si më poshtë:
- Miratimi i rendit të ditës së mbledhjes.
- Informacion mbi Vendimet e Këshillit të mbledhjes së muajit Shkurt dhe mbledhjes jashtë radhe 2023.
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar të Këshillit Bashkiak.
- Për dhënien e Ndihmës Ekonomike nga fondi i kushtëzuar deri në 6% për periudhën 1-28 Shkurt 2023.
- Për miratimin e raportit të punës së Këshllit të Bashkisë Roskovec për vitin 2022.
- Për miratimin e raportit të transparencës në vendimmarrje të Këshillit Bashkiak Roskovec për vitin 2022.
- Për miratimin e tavaneve përgatitore të PBA 2024-2026.
- Për zbatimin e çmimit për ton/mbetje urbane dhe lidhjen e aktmarrëveshjes për mbetjet që depozitohen në Landfill (Incenerator Fier).
- Për miratim fondi për detyrimin financiar si anëtare e Shoqatës MedCities.
- Për miratimin e Logos së 100 vjetorit të Roskovecit si Njësi Administrative.
- Diskutime dhe komente të qytetarëve.