Nuk ka qetësi. Një tërmet i fortë me magnitudë 5.3 i shkallës rihter goditi rajonin Kahramanmaras në Turqi duke shkaktuar panik dhe frikë tek banorët.
Lëkundjet u regjistruan në orën 12:19 të mesditës me orën turke, me një thellësi fokale prej shtatë kilometrash, ndërsa dy lëkundje të tjera të forta pasuan në më pak se një orë.
Një lëkundje me magnitudë 4 ka ndodhur në orën 12:23 dhe një tjetër me magnitudë 4.2 në orën 13:04.