Drama “GJAKU I MARTIRËVE TË KOMBIT” vjen për artdashësit vlonjatë, luajtur me mjeshtëri nga i madhi BUJAR ASQERIU dhe trupa e aktorëve të mrekullueshëm GËZIM RUDI, MARGENT ÇAUSHAJ, ERJON HINAJ, LINDAR KAJA, ALBA SHTËMBARI, DELVIS BEJLERI, ALBAN MUSAKU, LEDION GJEÇI.
- Dramë sipas romanit me të njëjtin titull të shkrimtares Zana Tako.
- Dramatizimi dhe regjia Bajram Torba
- Muzika dhe efektet muzikore Artur Dhamo
- Grimi Bebeka Alla.
TEATRI PETRO MARKO VLORË
- Të premten dhe të shtunën 24 – 25 SHKURT
- ORA 18:00
- Biletat i gjeni pranë sportelit të Teatrit “Petro Marko” ose rezervoni në tel. +355696420717.
- Drama “GJAKU I MARTIRËVE TË KOMBIT” prek tematikën e martirizimit të kombit shqiptar gjatë diktaturës komuniste. “Dashuria nuk mund të burgoset dhe se dhurata më e bukur e Dashurisë është Liria. Këtë Liri përqafuan bijtë e dritës duke mundur bijtë e territ”- mesazh i përcjellë përmes personazhit të Priftit Lazër, luajtur me mjeshtëri nga Bujar Asqeriu që pret të arrijë zemrat e artdashësve vlonjatë këtë fundjavë