Në historinë e artit, prej tre shekujsh është folur e shkruar për familjen e piktorevë italianë Françesco Gionima (1625-1692), Simone Gionima (1665-1730) dhe Antonio Gionima (1697-1732), e cila shndërrohet në një familje piktorësh të njohur, me origjine nga Shqipëria, me sa duket nga fshati Gjormë i Kurbnit. Biografitë e manualëve enciklopedikë të artit, në të shumtën e rasteve janë përqendruar tek i fundit piktor i kësaj dinastie Antonio, i cili qe edhe më i njohuri, por që për fat të keq vdiq shumë i ri, vetëm 35 vjeç, por duke lënë gjurmë në historinë e artit italian në atë që quhet edhe shkolla bolonjeze e pikturës. Duke qenë se kanë punuar veprat e tyre që nga Venezia në Padova e Bolonja por edhe në Slloveni e Ceki për shumë familje të aristokracisë europiane duke përfshirë edhe për oborrin e Perandorit Hasburg Carli VI, i cili i dha privilengjin special Simonit si piktor perandorak, fama e tyre mbeti e dëshmuar, ndërkohe origjina e tyre mbeti thuajse e pasqaruar. Të dalë nga Gjormi pas vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, familja fisnike Gjonima e njohur prej Dhimitër Gjonimës zot i Shufadasë u shpërngul në territorin e Serenissima-s. Nuk po zgajtem më shumë kësaj here, por në një rast tjetër do e postoj shkrimin e plotë rreth kësaj familje arti që la gjurmë në historinë e artit italian dhe atij europian. [Antonio Gionima (Venezia 1697 – Bologna 1732). “Banketi i Antonit dhe Kleopatrës”. Vaj mbi tela, 86 x 111 cm]. [© Kastriot MARKU].
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka