Afati zyrtar për regjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet në universitete është mbyllur ditën e sotme. Në orën 16:00 ra gongu dhe tashmë afati ka mbaruar.
Deri më tani, në Universitetin e Tiranës janë 3 kandidatët për rektor, Artan Hoxha, Mimoza Hafizi dhe Kozeta Sevrani.
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini caktoi datën 30 korrik për zgjedhjet në Universitete. Kjo datë nuk është pritur mirë as nga Partia Demokratike, e cila shprehet se ky vendim lë jashtë votimit 75% të studentëve. PD-ja gjithashtu akuzoi kryeministrin Edi Rama, se po tenton të kapë universitetin me zgjedhjet e 30 korrikut.
Unioni i Këshillave Studentor përmes një deklaratë zyrtare, shprehet se studentët nuk do të jenë të pranishëm në votime dhe se ky proces pa praninë e tyre është i padrejtë dhe rezultatet e tij nuk do të njihen.
Më herët edhe rektori aktual Mynyr Koni vendosi të mos njohë Këshillin Institucional Zgjedhor si të ligjshëm. Ai shkarkoi nga detyra 5 anëtarët e KIZ.