JEPINI LUIZËS (ÇEZARIT) ATË QË MERITON!
Jepini 1 milion € shpërblim LUIZËS! E MERITON! Jepini LUIZËS një shtëpi! E MERITON! Është me qera. Jepini LUIZËS edhe një pasaportë diplomatike (ashtu siç bëtë me futbollistët e Kombëtares në vitin 2016)! E MERITON! Nuk ka Shqipëria ambasador më përfaqësues se Ajo në gjithë botën! Jepini Çezarit atë që i takon! Atë që LUIZA GEGA MERITON! Kështu do ta keni më të lehtësuar ndërgjegjien për vitet e mundimeve dhe sakrificave të mëdha që Kampionia ka përjetuar… Ku disa prej jush, dhe disa prej atyre para jush, nuk i “hapnin” telefonin.
LUIZA GEGA duhet “mbuluar” sot me ar! E MERITON! Sepse LUIZA është AR!