ë shtëna me armë zjarri në lagjen nr.13 të qytetit të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në afërsi të një hoteli në pranë urës së Dajlanit, ku katër persona janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin.
Nga burimet e newsalbania.al njëri prej tyre, i identifikuar si Alvaro stefi, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, dhe më pas është larguar. Ndërsa tre të tjerët, gjithashtu të përfshirë në sherr janë shoqëruar në Komisariatin e qytetit.
Policia ka gjetur në tokë 5 gëzhoja, ndërsa asnjë nga personat e përfshirë në konflikt nuk ka mbetur i lënduar. Pasi “blutë” e Durrësit e kanë identifikuar autorin stefi janë vënë në ndjekje të tij.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 02.07.2020, rreth orës 16:30, në lagjen nr.13, Durrës, pas një konflikti të çastit, shtetasi A.S dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit.
Ndërkohë janë shoqëruar në Polici për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, disa persona që dyshohet se janë përfshirë në konflikt.