Po në fakt zonja ministre. Ke shumë të drejtë. S’ka fjalë për ti ngushëlluar ata prindër. Kam dy ditë që fjala ngushëllime më duket fjala më idiote në botë. Kam dy ditë, besoj si çdo prind, që përpiqem por nuk ja dal dot të marr me mend tmerrin e atyre dy prindërve.
Por kur flet për drejtësi zonja ministre s’ke aspak të drejtë. Drejtësia nuk duhet vënë vetëm për atë që drejtonte skafin, por drejtësia duhet të nisë nga ju e pastaj tek ministria e brendshme, tek policia kufitare e deri te KM (të cilit i dukemi kafshë)
Ku është sinjalistika në plazhet tona për mjetet lundruese zonja ministre?
Sa mjete janë pa liçencë e sa drejtues pa leje?
Sa plazhe kanë vrojtues?
Kush mban përgjegjësi për të gjitha këto dhe mos zbatimin e ligjit zonja ministre?
p.s: Shpresova që dikush nga ju të lartmadhërishmit do dilte në një konferencë për shtyp e të kërkonit ndjesë sinqerisht. Por jo, u mjaftuat të gjithë me disa “cicërima” dhe kjo tregon shumë zonja ministre.