Shqipëria
Sipas MeteoAlb: Do të VIJOJE ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme në Shqipëri,
duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë gjate paradites POR orët e padites dhe në
vijim sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër territor KU më të dukshme, do të jenë në
zonat malore përgjatë kufirit Lindor, megjithatë nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të RRITEN sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat
ditore nga 14°C deri në 36°C.
Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht
Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.
Rajoni dhe Europa
MBETET me vranësira dhe mini-stuhi ere dhe breshëri Europa Veriore, Lindore si
edhe pjesërish Rajoni i Balltikut. PO ashtu, stuhitë tropikale do të përfshijnë Europën
qendrore duke sjellë erëra të forta dhe shira intensivë NDERSA e gjithë pjesa tjetër e
kontientit Europian do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike
duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante.
Republika e Kosovës
Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe i xhehtë POR pas-mesdite
pritet grumbullim i vranësirave në pjesën më të madhe të kosovës POR mundësia pëe
reshje është thuajse zero. Orët e vona të pasdites përmirësojnë sërish kushtet e motit
duke ri-kthyer kthjellimet në kosovë.
Maqedonia e Veriut
Kthjellimet do të jenë dominuese gjatë orëvë të para të ditës POR pas- mesdite dhe
pasditja do të kënë herë pas here vranësira në pjesën më të madhe të MV.
Parashikohet që gjatë natës kthjellimet të jenë sërish prezente pothuasje në të gjithë
MV.