Elbasan- Aksidenton të moshuarin dhe tenton të largohet, e kap vetë Drejtori i Policisë së Elbasanit.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mbrëmjes.
Një mjet tip ‘Skoda’ ka përplasur një të moshuar dhe është larguar.
Drejtori i Policisë së Qarkut Elbasan, Ardian Çipa, që ishte duke ndjekur operacionet e kontrollit që po zhvillohen në këtë qytet, i ka dhënë ndihmën të moshuarit, ndërkohë ka piasur shoferin dhe ka njoftuar shërbimet e policisë. Shoferi ka parë një postbllok policie dhe ka tentuar të kthehet pas, por u vendos menjëherë në pranga.
Elbasani ka qenë një nga qytetet me kriminalitet të lartë, por me marrjen e detyrës nga z. Çipa është vendosur më shumë rend dhe qetësi. Ndërkohë zhvillohen rregullisht kontrolle nga policia për të kapur elementët kriminalë.