Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Fushëbardhë, në Gjirokastër.
Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga. Në të kanë qenë 3 shtetas të huaj (amerikanë) të raportohet për dëmtime në gjymtyrë por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se kanë ngatërruar rrugën për shkak të mungesës së sinjalistikës.
Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes.