Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni ka sqaruar sherrin me Halit Valterin duke thënë se ka pasur një keqkuptim por e sqaroi në replikë me Myslim Murrizin.
Ralf Gjoni tha për news 24 se nuk e kuptoi acarimin e Halit Valterit, pasi vetë deputeti nuk përmendi emra, por tha se nuk e kupton ende pse ka dalë ky lajm.
Në fakt Valteri pati një debat në Kuvend me Ralf Gjonin ku u desh ndërhyrja e disa deputetëve si Myslim Murrizi, Nimet Musait apo Arlind Çarçanit për të larguar Valterin larg Gjonit dhe për të qetësuar situatën teksa ministrja e drejtësisë, Etilda Gjonaj ishte duke folur në Kuvend.