Sapo nxora statusin me këtë foto të Kullës Torre Drini, ku ka marë zyrën deputeti Lulzim Basha, më erdhën këto info nga miqtë e mi:
- Aty ka zyrën Endri Hasa.
- Kulla është ndërtuar nga babai i Endri Hasës.
- Endri Hasa e ka ndërtuar Kullën në bashkëpunim me Qazim Sejdinin ose Lalën si e njohin në Elbasan.
Sbumë mendime më vijnë në mëndje por pyetjet tani po i bëj vetë: - Nga kjo zyrë u planifikua marëveshja e 17 majit 2017?
- Nga kjo zyrë u dogjën mandatet në shkurt 2019?
- Nga kjo zyrë u vendos t’i falej Bashkia e Tiranës Veliajt dhe gjithë bashkitë Ramës?
- Nga kjo zyrë u shit Teatei Kombëtar më 17 maj 2020?
- Nga kjo zyrë u ra dakort që të shitën zgjedhjet e 25 prillit duke mos çuar në Gjykatën Kushtetuese ndryshimet e njëanshme kushtetuese?
- Nga kjo zyrë u shitën zgjedhjet e 25 prillit 2021 me aferën korruptive të Portit të Durrësit?
- Nga kjo zyrë u shitën të gjithë protestat nga ajo e Unazës së Re dhe më gjërë?
- Nga kho zyrë u ngritën patronazhistët (bashkë me Gentjan Gabën), që punonin për interesat e Bashës?
- Nga kjo zyri hapi mijëra profile fallso nē fb që sulmonin kë ishte kundra Bashës dhe grupit të Zvarranikëve dhe Sudeve?
- Nga kjo zyrë bliheshin mijëra faqe ndjekësish nga Banglandeshi dhe jo vetëm?
Ka shumë pyetje që më vijnë në mëndje, por po bëj të fundit pyetje, por jo për nga rëndësia:
- Çfarë borxhi kaq të madh i ka Endi Hasa Lulzim Bashës?
Përgjigjet i dini të gjitjë, por ajo që më shqetësin është pyetja se këtyre mafiozëve duhet t’i hapë derën PD-ja?
Në këndvështrimin tim është gabim i madh.
Këta gjobaxhinj nuk njohin negociata por vetëm pazare.
Ndaj sot më shumë se kurrë PD-ja duhet të distancohet nga kjo kategori.
PD-ja sot më shumë se kurrë duhet të tregojë se nuk meret me pazare dhe PAZAREXHINJTË.
Sot, të gjitha rrugët që të çojnë të PD-ja, duhet të kalojnë VETËM te kutia e votimit.
Deri atëhere,
Lulzimi bashkë me Zvarranikët dhe Sudet rreth tij, lë të shohin nga dritarja fillimin e punimeve për rindërtimin e TEATRIT Aty Dhe Ashtu Siç Ishte.