Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho, pasi ka hedhur akuza të rënda për Sali Berishën, Ilir Metën dhe mbi një pjesë të qeverisjes socialiste, ka dhënë lajmin se një nga eksponentët më të njohur të së majtës dhe njeri mjaft i afërt me kryeministrin Edi Rama, Vangjush Dako, shumë shpejt do të përfundojë në burg.
Braho në një intervistë për gazetën “Sot” e quan Dakon “koka e korrupsionit” në qytetin bregdetar të Durrësit dhe paralajmëron arrestimin e tij.
“Ka edhe nje variant tjetër atë të fillit pasuror me ministrat e qeverisë së Ramës, meqenëse edhe këta të “majtë” kanë një “Non Grata” në radhët e tyre, Vangjush Dako, i cili edhe ai e ka vendin në burg së shpejti si koka e korrupsionit në Durrës”, deklaron Braho.
Kujtojmë se pas zbardhjes së dosje “339” Dako ishte në prag të arrestimit dhe Edi Rama i cili i doli në mbrojtje të fortë, deklaroi në atë kohë se nuk e hidhte poshtë kurrë dhe se po të ishte nevoja, do ti shkonte vizitë edhe në burg.
Në muajin Maj të vitit 2019, Vangjush Dako, u pyet për 5 orë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për lidhjen e tij me grupin e Aldylajve të Shijakut si dhe për shitblerjen e votave, në zgjedhjet lokale të 2017.
Edhe pas shpalljes familjarisht “Non grata” nga autoritetet amerikane “për korrupsion madhor”, Prokuroria për Krime të Rënda e ka marrë sërish në pyetje, por vetëm pak muaj më vonë ky institucion u shkri pas krijimit të SPAK i cili duket se jo vetëm nuk e ka mbyllur çështjen, por edhe (Sipas Spartak Braho) pritet që të veprojë së shpejti.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)