“Çfarë kërkonin Engjëll Agaçi dhe një pompist në grupin e mjekëve”?/ Italianët dyshime të forta për sekretarin e Ramës dhe grupin që asistoi në pandemi
Mediat italiane i janë kthyer edhe një herë çështjes së Covid-19 dhe dërgimit të një grupi mjekësh nga Shqipëria në Itali për të asistuar në përballimin e pandemisë.
“Corriere Della Sera”, ka shkruar një artikull mjaft kritik. Aty hidhen hije dyshimi mbi misionin e mjekëve. Sipas saj, u shpenzuan 3 milionë euro dhe nuk u dha asnjë kontribut prej tyre.
Më pas përmendet edhe Engjël Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë. Sipas artikullit, ai në shumë raste ka qenë avokat i trafikantëve të mëdhenj të drogës dhe një njeri shumë i dëgjuar në Itali. Media italiane shkruan se ishte ai që shoqëronte grupin e mjekëve dhe kjo bëri që të kishte monitorim nga “Guardia Di Finanza”.
“Në këtë histori retrospektive duhet evidentuar veprimi ngjitës i avokatit të famshëm shqiptar Engjëll Agaçi, shpesh mbrojtës i narkotrafikantëve të mëdhenj dhe njeri mjaft i dëgjuar në institucionet tona, dhe duhet shtuar që jo gabimisht që në transitin e brendshëm drejt Lombardisë, pas mbërritjes në Romë me avion nga Tirana, u impenjua Guardia di Fianza, duke pasur parasysh misionet e saj dhjetravjeçare të Shqipëri, për shembull në zbulimin e kultivimeve të drogës, që shpesh i kanë veshur Shqipërisë kostumin e ‘narkoshtetit’”, thuhet në shkrim
Madje evidentohet fakti se mes mjekëve dhe infermierëve ishte një person që punonte si pompist karburanti. “Teksa ishim njohur me dëfrimet dhe ahengjet me alkool të shqiptarëve në hotelin ku u strehuan në Brescia dhe zhdukjen e gjobave për shkak të marrëveshjeve të kryeministrit Edi Rama me homologun italian italian Giuseppe Conte, dikush duhet të sqarojë se çfarë dreqin po bënte një pompist karburanti në grupin e tridhjetë mjekëve dhe infermierëve”, thuhet në artikull.