Nën akuzë se ka ngacmuar seksualisht të miturën, arrestohet 64-vjeçari në Fier.
Një 64-vjeçar, që dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 14 vjeçe është arrestuar sot në Fier.
Policia njofton se shtetasi me iniciale V. M. banues nga Skrofotina e Vlorës ka shkuar në Levan të Fierit, ku ka ngacmuar të miturën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.