Pas konsultimeve të shumta të zhvilluiara gjatë muajit nëntor me grupet e interesit, komisionet e Këshillit të Bashkisë, shoqërinë civile, të rinjtë e qytetarët, Bashkia Fier ka finalizuar sot Paketën Fiskale e Buxhetin e Bashkisë për vitin e ardhshëm duke përfshirë gjithçka të propozuar dhe sugjeruar nga pjesëmarrësit në konsultimet publike. Bashkë me draftin e këtyre dy dokumentave të rëndësishme Këshilli i Bashkisë shqyrtoi dhe miratoi gjithashtu Buxhetin Afat-Mesëm 2022-2024, kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Vendor të Rinisë përfshirë mënyrën e organizimit dhe funksionimit të tij, si dhe të gjitha pikat e përcaktuara më herët në rendin e ditës, si:
• Vendimin e Komisionit të Prokurimit Publik Nr 774 datë 18.10.2021.
• Nivelin e pagave të punonjësve të Bashkisë Fier për vitin 2022.
• Shtesë në VKB nr 11 datë 02.03.2021.
• Skualifikimin e familjeve të pastreha përfituese nga Programi i subvencionimit të qirasë në tregun e lirë, miratuar me VKB Nr 11 datë 02.03.2021.
• Kërkesën e familjes së pastrehë për sistemimin në banesën sociale që rezulton e lirë.
• Përfundimin e procedurave të privatizimit të banesave të cilat kanë mbetur pa u rregjistruar në Agjensinë Shtetërore të kadastrës dhe nënshkrimin e kontratave para noterit.
• Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar midis Këshillit të Europës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Bashkisë Fier.
• Emërimin e Koordinatorëve të Projektit RomaCted.
• Listën e familjeve në nevojë që do të përfitojnë subvencion me rastin e festave të fundvitit 2021.
• Procedurën për nxjerjen jashtë funksionit për pasurinë Vendstrehim ndodhur në Lagjen “16-Prilli” pronë e Bashkisë Fier me numër inventari 769 me sipërfaqe 94 m2 sipas planshetës 79-87 dhe gjendjes faktike pasqyruar në proçesverbal, planvendosje, referuar shkresës së Ministrisë së Mbrojtjes.
• Procedurën për nxjerjen pjesërisht jashtë funksionit për sipërfaqen 66 m2 në pasurinë Vendstrehim me numër iventari 770 me sipërfaqe totale 123m2, referuar shkresës së Ministrisë së Mbrojtjes Nr.1972 prot dt.28.03.2019 dhe me Urdhër nr.229 dt.21.05.2021 të Kryetarit Bashkisë Fier, sipas gjendje faktike pasqyruar në proçesverbal.
• Saktësimin grafik i pasurisë 86/17, e cila është regjistruar në përdorim të ish Komunës Portëz sot Njësia Administrative Portëz, Bashkia Fier, sipas hartës bashkëngjitur.
• Kriteret dhe Procedurave të përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Vendor të Rinisë si dhe mënyrës së organizimit dhe funksionimit të tij”
• Trajtimin me ndihmë financiare e familjes së shtetasit Ismail Goga, fshati Frakull e Vogël, NjA Frakull, për dëmtimet e pësuara në banesën e tij nga zjarri i datës 19.10.2021.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka