Pse Rama ia dha “ushtarit” të “Ndraghet’a”-s, Ardi Veliu, kontrollin e transportit hyrje-dalje në 3 portet detare
Katër ditë më parë kryeministri emëroi drejtor të investimeve të huaja, kryehajdutin e 600 milionë Euro me koncesione e tendera në shëndetësi; karshillëk që e detyroi Ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, të largohej demonstrativisht nga takimi i donatorëve, kur filloi të fliste Ilir Beqja, ish-ministri i skeduar në listën “non grata” dhe prej 1 viti me 3 kallëzime penale në SPAK
Më 27 nëntor, ish-kryepolici Ardi Veliu, i emëruar para 3 javësh Zv/ministër i Infrastrukturë-Energjisë, u shfaq në Portin e Durrësit, për të analizuar përplasjen e dy trageteve, duke thënë për mediat se shkak nuk ishin kushtet e ankorimit, por kushtet e motit.
Jo vetëm fakti që u pa te Porti Detar, por dhe informacionet nga ministria, kanë bërë me dije për “Pamfleti”, se Ardi Veliu është caktuar si zv/ministër që do mbikëqyrë transportet hyrje-dalje në tre portet detare Durrës, Vlorë e Sarandë.
Fillimisht, ministrja Belinda Balluku e caktoi për transportin rrugor, por kryeministri Rama, urdhëroi që Ardi Veliu të ketë nën kontroll vetëm transportin në portet detare, duke i krijuar zonë të lirë veprimi jashtë kontrollit të ministres Balluku.
Detyra e një zv/ministri, është e kufizuar vetëm me vëzhgime e raportime kur ngarkohet nga titullari i ministrisë, mirëpo Ardi Veliut i është dhënë e drejta nga kryeministri, për të qenë “Pasha” i porteve detare.
Ai është pajisuar me kompetenca “extra”, për të urdhëruar në mënyrë të pa pavarur, kryerje, anullim apo ndalim qarkullimi e kontrollesh doganore, në mjetet e transporteve që dalin dhe hyjnë në portin e Durrësit, kur këto detyra i takojnë vetëm policisë së rendit, policisë kufitare e asaj doganare.
Referuar historisë së lidhjeve të Ardi Veliut me grupet e trafikantëve, gjatë 4 viteve drejtor policie dhe 6 viteve si shef policie në Vlorë e Durrës, krijohet indicie e plotë, se dhe në këtë “mision si gardian autonom” te portat e porteve detare, Edi Rama e ka caktuar për të menaxhuar trafiqet.
Pra, kryeministri Rama, ka lënë hyrje-daljet e mjeteve të transportit në 3 portet detare të Shqipërisë, në dorë të Ardi Veliut, i faktuar publikisht si “ushtar” i “Eskobarit” Klement Balili të Ilir Metës dhe grupit “Ndraghet’a” të Erjon Veliajt.
Ky ish-drejtor, që e degradoi policinë dhe e bëri shërbëtore të bindur të krimit, është caktuar si “tutor” i porteve detare nga kryeministri Rama, i cili sipas DASH e ka kthyer Shqipërinë në “Portë kryesore tranziti” të Ballkanit, për trafikun e drogës e qenieve njerëzore drejt vendeve të BE.
Kujtojmë, se 4 ditë më parë kryeministri emëroi drejtor të investimeve të huaja, kryehajdutin e 600 milionë Euro me koncesione e tendera në shëndetësi; karshillëk që e detyroi Ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, të largohej demonstrativisht nga takimi i donatorëve, kur filloi të fliste Ilir Beqja, ish-ministri i skeduar në listën “non grata” dhe prej 1 viti me 3 kallëzime penale në SPAK.
Ndërsa emërimi i Ardi Veliut me detyrën maskë si zv/ministër i Energji-Infrastrukturës, por me mision tutor i porteve detare, dëshmon se kryeministri Rama nuk po i shkëput, por po i forcon akoma më shumë fijet lidhëse të korrupsionit e trafiqeve…