Pergatiti Gresa Rrushi:
DY VITE NGA 26 NËNTORI!
Të paharruara do të mbeten dhimbja e trishtimi në ditët pas tërmetit të dy viteve me parë. Solidariteti i shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve ishte mbreslenës.
Dhimbja për jetët e humbura nuk mund të harrohet.
Mesazhet për vazhdimësinë e jetës, për shpresën, për të ardhmen u bën realitet nga Rindërtimi. Mirënjohje pafund për ndihmën, mbështetjen, kontributin e dhënë nga kryeministri, nga qeveria, nga donatorët për Rindërtimin!
“Kënaqësia e jetës, nuk do të thotë që nuk rrëzohemi kurrë, por që ngrihemi dhe e vazhdojmë jetën me forcë, pas çdo rënieje” Nelson Mandela.
Sot, dy vite pas Thumana, Fushë Kruja, Bubqi janë drejt përfundimit të detajeve të fundit dhe këtë vit të ri familjet do gëzojnë banesat e reja. Ndërsa në Krujë ka nisur puna për ndërtimim e apartamenteve të reja.