Bravat e dyerve të selisë së Partisë Demokratike janë ndërruar. Ka qenë ish-kreu i PD-së në Fier dhe njëkohësisht deputet i PD-së, Luan Baçi ai që ka bërë një denoncim në policinë e Fierit në lidhje me këtë ngjarje. Në videon e publikuar nga Faxnews shihen anëtarë të grupseksionit të degës blu në Fier që kanë mbetur jashtë dyerve pasi nuk mund t’i hapin ato.
Nuk dihet ende nëse urdhri për ndërrimin e bravave mësohet se është dhënë nga pasardhësi i Baçit në këtë qark, Agron Kapllanaj.