Patetizmi për vrasjen Mateus, një kuplara politiko-mediatike.
Dje të gjitha emisionet e TV-ve flisnin për vrasjen e Matheus. Gazetat shkruanin në menyre pathetike për këtë krim makabër, që më shumë se monstra që kreu këtë vrasje, është fajtor shteti, sistemi drejtësisë, strukturat sociale, shoqëria civile dhe media. Të gjithë këta mundohen te marrin poza para kamerave me një pamje të neveritëshme, si drejtuesit/et e emisioneve edhe të ftuarit politikane, analistë e …
Në të gjithë këtë gjëndje të rënduar të traumatizuar të kësaj shoqërie, janë politika korruptive-kriminale e gjithë këtij 30 vjeçari që kanë krijuar këtë shoqëri të një gjëndje të rënduar in-extremis psiqike që çfaqet në monstruozitet e përditëshme te ngjarjeve që fillojnë nga Parlamenti, ekranet TV-ve, portaleve dhe zbresin deri tek monstra e Fierit që nuk është as i pari as nuk do të jetë i fundit.
Modelet që janë krijuar me median si mercenare, e mediave te drejtuara nga njerëz dhe familjet politike, trafikantëve dhe klientelave qeverisëse, si ERTV apo Syri.tv etc, tregon qartë se çfarë lidhje mafioze është politik-media me parat e krimit, korrupsionit,trafiqeve.
SPAK-u sillet vërdallë si pordha nëpër brekë kur fare lehte mund te hetojë burimet dhe parate e TV-ve gazetave, portaleve. Nuk ndodh dhe nuk do të ndodh, sepse ka një sistem vertikal-horizontal të kapur nga krimi.
Kontribut të jashtëzakonshëm në dështiminin dhe degradimin e shoqërisë shqiptare, e ka dhënë edhe media, si pjesë e shërbimit mercenarist të klaneve politike-mafioze të lidhura me krimin, trafiqet, prostitucionin, korrupsionin që përmenda me lart.
Këta duke paguar mercenarët/et mediatik të ekraneve, apo gazetave, për të plotësuar vanitozitetet e tyre, kanë degraduar raportin dhe sistemin e vlerave duke u bërë modeli me banal që çfaqet çdo natë në ekranet e TV-ve, duke promovuar klientelizmin dhe antivlerat dhe rrugaçirënë e bosëve të medias dhe familjeve mafioze te politikës, pa i shërbyer kurrë raportit me te vërtetën dhe vënë gishtin në plagët dhe padrejtistë shoqërore dhe injorancës funksionale në shkollat e degraduara që vetëm edukim nuk ka. Shumë prej këtyre hosts ekranesh apo analistë banaqesh japin dhe mësim për të rritur injorancën funksionale me shitje diplomash e provimesh në Universitet private e shtetërore.
Këto media TV apo gazeta e portale, janë pjesë e krimit ekonomik-politik të lidhura me trafiqet dhe pastrimin e parasë, ku japin pagesa të majme për portavoçet e ekraneve në shërbim të agendave kriminal-politike të klientëve që përfaqsojnë me SYRIN-VIGJILENT.
Dje po shikoja një emision me kryeministren e Finlandës, Sara Marin, 35 vjeç, Finlanda, një ndër pesë shtetet e para në botë për standartin dhe kualitetin e jetës. Thjeshtësia, përgjegjsia dhe përkushtimi saj për detyrën, ndjehej në çdo qellizë të saj, në çdo veprim dhe fjalë.
Po të shikosh mediakaret dhe sharabajkat e Parlamentit, që vetëm luksi i bizhuterive, çantave dhe veshjeve i shkon sa ndihma sociale e 20 familjeve në nevoje për nje vit, njërës nga këto, pa llogaritur udhëtimet, makinat, operacionet plastike, kupton se me çfarë monstrash dhe modelesh drejtohet shoqëria shqiptare. Dhe kanë fytyrë dhe dalin para ekraneve për dhimbjen për Mateus.
Misioni i tyre politik the mediatik, është kush të duket me bukur (këllirë) dhe update në luks botoksim tek kollovarët mafioz politik-ekonomik, për t’u ngritur … në majat …. duke abuzuar dhe përfituar me pushtetin dhe ekranin mediatik
Shqipëria është kthyer në nje kuplara politike-mediatike.
Foto 1 kryeministria e Finlandês.
Foto 2 Senatoreshat e Parlamentit të Shqipëris,