Nga Gresa Rrushi:
Periudha 3-mujore e cila do te sherbente si prove per Administratorin e Pergjithshëm të Albpetrol sh.a. Z.Florjan Muçaj rezultoi e sukseshme.Treguesit e performances se administratorit duket se kanë bindur përfaqsuesit e Ministrise të cilët e mbajtën në vezhgim te vazhdiueshëm menyren e menaxhimit të një prej kompanive jetike per buxhetin e shtetit.
Burime te besueshme u shprehën për Newsalbania.al se vetëm për periudhen 90-ditore drejtuesit e rinj kane arritur te arketojne ne llogarite e Albepetrol afersisht 16 milione euro , borxhe keto te akumuluara nga palet e treta qe shume here neglizhoheshin dhe anashkaloheshin nga drejtuesit e meparshem! Gjithashtu si rezultat i punës dhe mirëmenazhimit te sektoreve në kete periudhe “prove” kane ndryshuar per mire grafiket e prodhimit dhe shitjes së naftes.
Nje rol te rendesishem kane luajtur edhe ndermatjet vartëse te Albpetrol siç është p.sh. Ndërmarja Elektrike e cila nen drejtimin e z. Hadër Çakos ka arritur të arketojë rreth 400 milone lekë të rinj ,shuma dhe detyrimie keto të lëna në harresë për vite me radhë. Sipas informacioneve tona data 8 Nëntor 2021 ishte afati tre mujor i kontratés prove të zotit Muçaj me dikasterin vendimarrés të Ministrisë. Ministrja e linjës Belinda Balluku duke parë perfomancën e punës drejtuese te tij si dhe parametrat financiar përmirësuar dukshmëm i ka dhënë miratimin perfundimtar zotit Florjan Muçaj të vazhdojë të menazhojë drejtimin e kompanisë Albpetrol në afate të gjata kohore. Përtej përmiresimit të zerave financiare në ketë kopmpani nen drejtimin e drejtorit të ri eshte duke u formatuar nje reforme e thelle në burimet njerëzore dhe jo vetëm. Kjo reforme eshte né fazen perfundimtare thanë burimet e informacionit për Portalin.