Bazuar në ligjin Antimafia, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sot sekuestro ndaj pasurive të Redjan Rrajas, si edhe familjarëve të tij.
Në njoftimin zyrtar të SPAK thuhet se janë vënë nën sekustro një apartament në Tiranë, dy njësi tregtare, dy garazhe, dy automjete si edhe shuma prej 2750 euro.
Kujtojmë se Redian Rraja ndodhet i arrestuar në paraburgim, si i dyshuari kryesor për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoi dhe Aleksander Lahos, i njohur si Rrumi. Në ngjarje mbeti i vrarë Andi Maloku, shoferi i prokurorit.