Emily Ratajkowski po tregohet e sinqertë për dallimet midis rritjes së një djali dhe një vajze. Supermodelja 30-vjeçare, solli në jetë fëmijën e saj të parë, djalin Sylvester Apollo, tani 7 muajsh, me bashkëshortin Sebastian Bear-McClard. Në një intervistë me Elle, Ratajkowski thotë se u ndje e lehtësuar kur zbuloi se po priste një djalë, edhe pse në fillim shpresonte për një vajzë.
“Fillimisht doja një vajzë, por kur kuptova se po bëja një djalë, u lehtësova shumë. Sepse mendoj se do të rritja një vajzë (dua më shumë fëmijë, kështu që mund të jetë diçka me të cilën do të merrem më vonë) duke u seksualizuar para pubertetit dhe të qenit e vetëdijshme për këtë. Kam një kujtim: Kam bërë një lëvizje seksi kuzhinën e prindërve të mi. Ndoshta isha në klasë të parë dhe prindërit e mi thanë: Ku e ke mësuar këtë? Unë thoja: Thjesht e mësova këtë. Kështu bëjnë gratë”. tha jo.
Ratajkowski gjithashtu shprehet e sinqertë për përvojën e saj të lindjes, duke thënë se ajo i besoi trupit të saj në këtë moment.
“E urrej idenë që kur bëhesh nënë gjithçka ndryshon. Është diçka për të cilën flas në libër: Ti kalon nga fëmijë, te objekti seksual e më pas tek nëna. Por ishte një nga përvojat fizike më të fuqishme. Të jesh në një dhomë dhe të besosh trupin tënd, edhe pse ka njerëz rreth teje që thonë se e dinë më mirë se ti ose se kanë të drejtë për të në një farë mënyre, ishte jashtëzakonisht me ndikim,” thotë modelja.
Pak kohë më parë Emily akuzoi këngëtarin Robin Thicke, se e kishte ngacmual seksualisht gjatë xhirimeve të klipit muzikor ‘Blurred lines’, duke e prekur në vende intime pa dëshirën e saj.