“Ia dolëm, Gjergji është mirë, ka një strehë mbi kokë dhe persona për tu kujdesur për të.
Bashkë ia dolëm.
Nuk di se si të falenderoj të gjithë ata që ndihmuan, u shqetësuan dhe kontribuan për Gjergjin.
Të moshuarin që fati e kishte goditur rëndë dhe ai nuk dinte të rebelohej për hallet që kishte.
Gjergjin e gjeta, në një ndërtesë pa dyer e dritare, flinte mes mbeturinave, i paveshur e i paushqyer.
Sot Gjergji është mirë… i qeshi buza dhe dashtë zoti ti qesh zemra për gjithë vitet e jetës që i kanë mbetur.
Dhe ky ndryshim i fatit të Gjergjit është fal të gjithëve ju, që pak apo shumë u kujdeset për të.
Dua fillimisht ti them Faleminderit Irena Cakrani Stasa , për gjithë angazhimin në sistemimin e Gjergjit.
Faleminderit Azilit “Nënë Tereza”.
Faleminderit Skerdit të Kryqit të Kuq.
Faleminderit Elisabeta Cano Haruni që më njohe me rastin dhe u interesave për ecurinë e historisë së tij.
Faleminderit Bashkia Vlorë për ndjekjen e procedurave ligjore për kujdesin shëndetësor dhe strehimin e tij.
Faleminderit Edi Jorgji për ndërhyrjen në banesë.
Faleminderit Shkolla Tregtare Vlore , e cdo qytetari që i coi ndihma në ushqime e veshmbathje.
Faleminderit kolegut Edi Ruçi.
Faleminderit të gjithëve…
Gjergji jetonte vetëm, i sëmurë, i pamundur për të lëvizur, i kalbur pa bukë e pa ujë nën një gërmadhë. I palar e i paveshur.
Sot Gjergji, ndodhet nën kujdesin e motrave të azilit “Nënë Tereza” në Tiranë. Ndërsa vazhdon puna që Gjergji të përfitojë pagesën e Kempit.
Faleminderit cdo qytetari në veçanti Valmira Cenaj, që u bëre shkak për të na treguar ku jetonte Gjergji.
Kjo që bëmë është pak, por një hap për përmirësimin e jetës së tij”- perfundon në reagimin e saj gazetarja Hysaj në faqen e saj sociale
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka