Suedia në udhëtim. Ejani te na takoni në Elbasan nesër me 1 nëntor 2021!
Ambasada Suedeze do të qëndrojë një ditë në Elbasan.
Aktiviteti “Pop–up Embassy” do të organizohet nga ora 10.00 deri 12.00 në Sheshin Gensher. Ejani të vizitoni stendën tonë dhe të shijoni “fika-n” suedeze (simite me kanellë, lëng frutash). Na pyesni për Suedinë, bashkëpunimet suedeze-shqiptare, kulturën suedeze, bizneset, gjuhën, politikën e jashtme feministe të Suedisë, përpjekjet për demokraci dhe zhvillim të qëndrueshëm. Do të keni mundësi të takoni Ambasadoren e Suedisë në Shqipëri, Zj. Elsa Håstad, dhe kolegët e saj nga Ambasada, si edhe partnerët tanë në Elbasan.
Mbasdite ora 15.00 deri 16.00 ejani të ndiqni ndeshjen e futbollit mes Bashkisë së Elbasanit dhe ekipit të futbollit të Ambasadës së Suedisë, te Kompleksi Ajek.
Në mbrëmje ora 17.00 deri 19.00, ju fton në një shfaqje falas të filmit “Catwalk” (Pasarela) në Teatrin Skampa.
Ambassador Elsa Håstad in Albania
Bashkia Elbasan
Gledian Llatja