Rama ndan ‘thelat e oligarkëve’/ 6.6 MLD LEKË Manastirliut për Shëndetësinë, SPAK merr 500 MLN
Rama ka bërë ndarjen e Projektbuxhetit të vitit 2022, në lidhje me të gjitha institucionet e rëndësishme, përfaqësuese të vendit. Në aktin e fundit normativ të miratuar nga qeveria janë 32.632 MLD Lekë shpenzime buxhetore për vitin e ardhshëm ndërsa në këtë vit ishin 24,728 MLD Lekë. Sipas analizës paraprake rezulton se sektori i Shëndetësisë, në krye të së cilit është Ogerta Manastirliu do të marrë pjesën më të madhe me një shtim prej +6.6 MLD Lekësh për këtë vit, i ndjekur më pas nga Ministria e Mbrojtjes drejtuar nga Olta Xhaçka me 7.9 MLD Lekë.
Arsyeja pse Shëndetësia për këtë vit ka marrë pjesën më të madhe të Buxhetit të Shtetit, arsyetohet me faktin sepse ky buxhet i këtij sektori, do të jetë i orientuar drejt menaxhimit të pandemisë COVID-19. 70.452 MLD Lekë kanë qenë shpenzimet për këtë vit për Shëndetësinë ndërsa për vitin e ardhshëm parashikohet shuma prej më shume se 77 MLD LEKË. Objektivat e Shëndetësisë për këtë vit, të qeverisë Rama 3 janë përmirësimi i shërbimit spitalor, vaksinimi i popullatës, rimbursimi i ilaçeve apo financimi i kontrollit bazë mjekësor, por në fakt e gjitha kjo shumë do i shkojë oligarkëve të Shëndetësisë në tendera, teksa JOQ Albania do i bëjë publike.
Institucioni i tretë me rritjen më të madhe në buxhet për këtë vit është Ministria e Arsimit të Evis Kushit me +4.9 MLD Lekë. Nga 40.714 miliardë lekë që është buxheti i këtij viti, në vitin e ardhshëm për arsimin do të shpenzohen 45.658 miliardë lekë. Prioritete të kësaj ministrie janë rritja e numrit të fëmijëve që ndjekin arsimin parashkollor, reduktimi i klasave kolektive, sigurimi i transportit për 35 mijë fëmijë, krijimi i klasave IT nëpër shkolla dhe fuqizimi i teknologjisë, si dhe përmirësimi i infrastrukturës dhe konvikteve.
Për ministrinë e Brendshme të Bledi Çuçit janë akorduar 230 MLN LEKË dhe ka në fokus, sipas qeverisë, rritjen e hetimeve kundër krimit të organizuar, korrupsionit e terrorizmit apo dhe ulja e numrit të aksidenteve me 1% çdo vit. Reduktimi i krimeve në familje, ulja e kohës së reagimit si dhe lufta ndaj pastrimit të parave janë pjesë e agjendës së këtij institucioni për periudhën 2022-2024.
E çuditshmja është se MIE e Bela Ballukut ka marrë një ulje buxheti me -9.404 MLD Lekë krahasuar me vitin e kaluar. Në 2022 buxheti do të jetë 47,448 MLD Lekë krahasuar me 56,852 MLD Lekë aktualisht për 2021.
E çuditshmja në këtë projektbuxhet është se Rama i ka shtuar buxhet edhe SPAK, në kuadër të reformës në drejtësi. Mbi 1 MLD Lekë në vitin që vjen krahasuar me 485 milionë lekë këtë vit, rritje me gati 500 MLS Lekë për Arbën Krajën e SPAK.
NDARJA E THELAVE TË BUXHETIT PËR VITIN 2022
Kuvendi -64,594 milionë lekë Kryeministria -290 milionë lekë Ministria e Bujqësisë -419.96 mln lekë Ministria e Infrastrukturës -9.404 mld lekë Ministria e Financave -2.846 mld lekë Ministria e Arsimit +4.944 miliardë lekë Ministria e Kulturës + 1.246 mld leke Ministria e Shëndetësisë +6.623 mld lekë Ministria e Drejtësisë +2.598 mld lekë Ministria e Jashtme +266.487 mln lekë Ministria e Brendshme + 230.53 mln lekë Ministria e Mbrojtjes +7.904 mld lekë Ministria e Turizmit +683.43 mln lekë FSHZH +622.92 mln lekë