Nëse do isha kryetare i PD-së (në këtë jetë nuk ka shanse), veprimet urgjente që do ndērmerja do ishin:
- Rikthimin e bashkëpunimit funksional të Kryetarit/Kryesisë me BAZËN
- Propozimet për Organet Drejtuese deistat e kandidatëve, bazuar në Meritë/Kontribut.
- Me veprime konkludete do vlerësoja shumë ata anetarë të Kryesisë dhe jo vetëm që do kritikonin me argumenta gabimet e bëra nga Kryetari dhe Organet Drejtuese.
- Me veprime konmludente do propozoja masa ndëshkimore për këdo që thashethemon në menyrë shpifëse për të tjerë në zyrën e Kryetarit (edhe për ata që mbyllin dritaren se mos ftohet Kryetari).
- Do ndryshoja statutin e PD në lidhje me listat e kandidatëve për zgjedhje të përgjithshme apo vendore duke futur sistemin e “Primeve”.
- Ngritjen e një grupi pune ekspertësh ligjorë dhe financiarë për të goditur çdo akt ligjor në rrugë gyqësore, që bie ndesh me interesin publik.
- Do ndryshoja nenin e statutit ku do sanksionoja ndalimin e kandidimin për postin e Kryetarit me shumë se dy herë rrjesht.
Kaq pak duhen.
Ps: Më lindi ideja kur pashë listën prej 300 anëtarësh të Këshillit Drejtues. Një pjesë e mirë zhgënjim. Nuk përfaqësojnë as veten, jo më të tjerët.