JETA ËSHTË GJITHMONË E BUKUR
Shumë njerëz i druhen moshës 40 vjeç, ‘ndërrimit të prefiksit’ siç e quajmë shpesh por sigurisht që nuk konsiderohet një moshë aq e lashtë.
Dhe disa madje thonë që jeta në të vërtetë fillon në moshën 40 vjeç, madje në Kavajë kur punoja atje , ishte një shprehje ‘40 vjeç , jeton si mbret’
Ju që keni kaluar të 40-at, tashmë jeni çimentuar në karrierën tuaj, madje ju keni krijuar familje.
Ju sapo arrini moshën e momentit historik dhe jeta juaj merr një kuptim më të mirë se kush jeni dhe çfarë doni nga jeta!
Ju besoni të keni aftësinë t’ja dilni dhe të merrni atë që meritoni.
Këtu vjen edhe goditja e madhe pas të 40-ve, pasi fillojnë edhe shqetësimet shëndetësore, disa prej të cilave rritin rreziqet për sëmundje.
Në mënyrë të pamëshirshme rriten shanset tuaja për të vuajtur nga simptoma të rënda ndërsa ecni në vite, kështu rritet edhe rreziku i zhvillimit të një numri problemesh shëndetësore.
Ju tashmë keni përvojë në jetë, dhe e dini që si me shumicën e gjërave, sulmi më i mirë është një mbrojtje e mirë.
Ju mund të ndikoni në mbrojtjen tuaj nga shumë prej këtyre problemeve të mundshme shëndetësore.
Më poshtë janë disa probleme të zakonshme për t’u vlerësuar pas moshës 40 vjeç:
1- Rreziku i sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut rritet në mënyrë progresive me moshën. Sipas të dhënave të vitit 2019 , në Shqipëri rreth 74% e njerëzve midis moshave 45 dhe 79 kanë një formë të sëmundjes kardiovaskulare. Kështu që është e rëndësishme të filloni të merrni masa për të përmirësuar shëndetin e zemrës në të 40-tat, duke përfshirë qëndrimin fizikisht aktiv dhe mbajtjen e një diete të shëndetshme.
2- Lodhja kronike – e përcaktuar si një gjendje e lodhjes së rregullt, pa lidhje me ndonjë sëmundje, që zgjat më shumë se gjashtë muaj – prek kryesisht të gjithë ata që kapërxejnë të 40-at.
Për të vlerësuar shkaqet e lodhjes kronike pasi keni kaluar 40 vitet e para të jetës, duhen kryer disa egzaminime laboratorike e objektive për të vlerësuar mungesat si dhe hartuar një plan në mënyrë që nivelet e energjisë tuaj të kthehen .
Ne në B-Medical jemi për t’Ju ndihmuar .
3- Stresi. Është pothuajse e pamundur të shmangni stresin në të 40-tat tuaja, për të mos përmendur gjatë një pandemie si kjo që po kalon bota.
Është e rëndësishme që të shmangni efektet negative që sjell stresi, si shtim në peshë, rritje të tensionit të gjakut, rënie të flokëve, depresion dhe një rrezik në rritje për goditje në zemër e tru.
Menaxhimi i stresit me ndihmën e një specialist , është shumë me dobi, në krahasim me përdorimin e barnave që japin zakonisht doktorët.
4- Vetmia. Sipas një studimi të vitit 2017 të botuar në Perspectives on Psychological Science, izolimi shoqëror pasohet me “rritjen e rrezikut për vdekshmëri”.
Duke qenë se shumë njerëz e gjejnë veten me më pak miq të ngushtë në të 40-tave, pasi pjesën më të madhe të kohës së tyre të lirë për shoqëri e merr puna si dhe detyrime të tjera familjare.
5- Peridontiti. Sipas Institutit Kombëtar të Kërkimeve Stomatologjike dhe Kraniofaciale, rreth 21 përqind e njerëzve mbi moshën 45 vjeç kanë sëmundje periodontale. Megjithëse plakja është një faktor rreziku i periodontitit, për të cilin nuk keni shumë kontroll, ju mund të kontrolloni disa faktorë të tjerë që shkaktojnë sëmundjen:
pirja e duhanit, abuzimi i substancave dhe pastrimi i dhëmbëve me fije. Kontakti me dentistin tuaj është I nevojshëm të paktën 1 herë në vit .
6- Virusi Epstein-Barr, është virusi që shkakton mononukleozën infektive, dhe sapo një person infektohet me të, mund ta mbajë në një formë të fshehur (latente) për pjesën e mbetur të jetës.
7- Dhimbjet e shpinës. Askush nuk është i garantuar nga dhimbjet e mesit. Pas ftohjes, dhimbja e shpinës është arsyeja e dytë më e zakonshme që pacientët drejtohen te mjeku. Në fakt, disa studime sugjerojnë që 70 për qind e personave mbi moshën 40 vjeç, do të përjetojnë dhimbje të rregullta të shpinës.
8- Mungesa e vitaminës D. Vitamina D – e cila është më e disponueshme në natyrë nga rrezet e diellit ose ushqimet si vezët, peshku – është një lëndë ushqyese e rëndësishme që ndihmon në çdo gjë, nga lëkura, flokët, muskujt, kërcet, kockat deri te rregullimi i niveleve minerale vitale të trupit tuaj. Fatkeqësisht, me kapërximin e moshës 40 vjeç vjen mungesa e vitaminës D.
Mos harroni , sulmi më i mire është mbrojtja !
Kontrolloni parametrat tuaja jetësorë edhe kur nuk keni shqetësime me një periodicitet: 1 herë në vit në moshën 40-50, 2 herë në vit në moshën 50-60 , dhe 4 herë në vit mbi të 60-at.
Nëse keni Shqetësime, sipas rekomandimit të mjekut.
Kujdesuni për veten , Trupi Juaj është një tempull !
Dr Ilir Allkja.
Themelues i Kabinetit Mjekësor B-medical .
+355682014042