Gjendet një person i vdekur te “Qyteti i Studentit” në Tiranë (FOTO NGA VENDNGJARJA)
Një burrë është gjetur i vdekur në fushën pranë “Qytetit të Studentit” në Tiranë.
Burime për mediat bëjnë me dije se ai është konstatuar nga kalimtarët e rastit, të cilët kanë njoftuar policinë menjëherë.
Grupi hetimor mbërriti në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e kësaj çështje. Nuk dihet se cili ka qenë shkaku i vdekjes së qytetarit, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.
Mjekësia ligjore do ta përcaktojë, por deri më tani dyshohet për shkak të një arresti kardiak. Temperaturat e larta mund të kenë ndikuar gjithashtu.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 23.06.2021, në rrugën “Gramoz Pashko” tek Ish-Studenti, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 45 vjeç.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.