Do të vaksinohen edhe punonjësit në institucione, që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndjekur procesin në qendrën e vaksinimit në stadiumin Air Albania.
Deri tani kanë mbërritur në vend 1,067,950 vaksina anti-Covid. 525,800 persona janë vaksinuar, prej të cilëve 375,629 kanë marrë të dyja dozat, 150,171 kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës.