Temperaturat deri në 37°C, por në mbrëmje reshje, mësoni si do të jetë moti sot.
Vendi ynë mbetet në ndikimin e masave ajrore me origjinë nga veriu i kontinentit Afrikan, të cilat do të sjellin mbizotërim të kthjellimeve në pjesën më të madhe të Shqipëris.
Ndërsa mbrëmja sjell vranësira të pakta dhe të përkohëshme në zonat malore, por nuk do të gjenerojnë reshje.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke lubatur vlerat ditore nga 13°C deri në 37°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 40 – 45 km/h nga drejtimi Jugor Jugperëndimor duke sjell në det dallgëzim 4 ballë.