Britania fillon të hënën karantinën dy-javore për shumicën e njerëzve që vijnë nga jashtë për të provuar të kufizojnë përhapjen e koronavirusit, duke i shkaktuar dëme sektorit të aviacionit, i cili pretendon se kjo qasje mund t’u kushtojë mijëra vende pune.
Për të hyrë në Britani me aeroplan, tren, rrugë ose det, udhëtarët duhet të japin detaje për udhëtimin e tyre dhe adresën ku do të izolohen. Se si do të zbatohet karantina ndryshon midis kombeve dhe masat do të vlerësohen çdo tre javë. Përjashtime janë bërë në disa raste përfshirë për shoferët e kamionëve, për punonjës të kujdesit shëndetësor dhe personat që udhëtojnë nga Irlanda që kanë qenë atje për të paktën dy javë. France 24.D.D
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka