Ndërprerje energjie nesër në Tiranë, zonat që preken
Ditën e nesërme do ketë ndërprerje energjie në Tiranë.
Njoftimi është bërë nga OSHEE sipas së cilës për shkak të rikonstruksionit të kabinave do ketë ndërprerje energjie në zonën pranë Depos së Ujit e Rrugën ‘Budi’ nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 4 të pasdites.
Njoftimi
Pershendetje/ Njoftim për abonentët #Tiranë
Stakim, 19 qershor
Në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, në datën 19 qershor gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:
Pjesërisht: Zona pranë Depos së Ujit dhe rruga “Budi”