Albiona Koka, drejtuesja e “Lëvizja “NDAL ABUZIMIT””, i ka dërguar një shkresë zyrtare Policisë së Shtetit, duke ngritur alarmin për një fenomen me të miturt në vend. Në shkresë thuhet se disa kohë më parë, nëna e një të miture, vetëm 14 vjeç, kishte denoncuar një agjensi të ashtuquajtur modelingu. Sipas nënës të së miturës, një i ri nga Kosova, Shpejtim Zeneli u premtonte të miturave se do t’i bënte modele, por kishte si qëllim për t’i dërguar në klubet e natës në Kosovë.
“Ai mblidhte vajza nga 13 vjeçe e lart, kryesisht për t’i dërguar në klubet e natës në Kosovë apo dhe më gjerë, e shpeshherë për t’ua dhënë për marrëdhënie seksuale sponsporve të tij. Si favor për vajzat, u jepen çmime misi pa lidhje e pa asnjë njohje pra thjesht kartona e shiritë fiktivë,”-shkruhet ndër të tjera.
DEKLARATA E PLOTË:
Drejtuar: Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit Medias Shqiptare. Ka disa vite qe ne Shqiperi po protestohet e po ngrihet Zeri per abuzimet me vajza e kryesisht te mitura. Por harrojme qe shumica e ketyre rasteve ndodh jo vetem ne vende te largeta, por edhe ne mes te Tiranes, biles me gjoja aktivitete Modelesh…Ne kete rast ishte shqetesimi I nje nene te nje vajze te vogel 14 vjecare e cila ishte thirrur para disa kohesh, e vazhdohet te thirret nga nje e ashtuquajtur agjensi modele qe ben misse. E Cuditshme por e vertete. Nisem te merrnim informacione per kete agjensi fantazem, e na del qe e kishte nje shtetas Kosovar I quajtur Menagjer Shpejtim Zeneli, rezultonte I pa regjistruar si Biznes as ne Shqiperi e as ne Kosove, me disa emra Miss e Modeling, edhe keto te paregjistruara. Sipas infprmacioneve te metejshme ky I ashtuquajtur Menaxher, si pjese te tij kishte te mblidhte vajza nga 13 vjece e lart, kryesisht per ti derguar ne Clubet e nates ne Kosove e me gjere, e shpeshhere per t’ua dhene per maredhenie seksuale sponsorve te tij. Si favor per vajzat u jepen Cmime Missi pa lidhje e pa asnje njohje pra thjesht kartona e shirite. Takimet behen ne nje local shume afer qendres se Tiranes, te Premium Bar Lounge afer pallatit te Sportit e Ring Center. Ne kete ambient takimet ishin bere edhe ne kohen e Pandemise kur ishte e ndaluar qendrimi I me shume se 10 personave. E te ashtuquajturat Misse behen ne Komplekse Luksoze e me emer ne Shqiperi si FAFA etj. – A jane ne dijeni pronaret e lokaleve e Sponsorat e veshjeve a sponsorat e tjere se keto jane veprimtari te paligjshme, qe perbejne veper penale bazuar edhe ne Kodin Penal – Ku eshte policia e Shtetit qe ve gjoba edhe per maska e ne locale per 10 vete qe festojne ditelindje ?? – A e dine ata qe ketu po kryhet aktivitet I paligjshem nga nje subject I paliqensuar, pa asnje regjistrim, pa asnje leje as nga Ministria e Kultures e as nga ajo e arsimit?? – A e di policia qe nuk janë te ligjshme aktivitete te tilla sidomos per vajza 13 e 14 vjecare, e 15-18-vjecare, te cilat nuk mund te jene me 20 a 25 vjecare qe ne shume raste punojne me deshire ne Night Clube e bejne sekseren per vajza te vogla. Keto e shume te tjera them do marrin pergjigje se shpejti nga organet drejtuese te policies. Ne disponojme foto e video qe I vertetojne keto pretendime te prinderve e te shume qytetareve. Me rezistencen tone e te shume organizatave ne mbrojtje te vajzave e grave do te kemi mundesi ti mbyllim keto veprimtari te paligjshme, qe me hapesirat qe ju lejohen ne Shqiperi po behen veprimtari kriminale. Ftojme te gjithe qytetaret e vajzat qe te japim informacione te tjera per abuzime qe kryhen nga kjo pseudo agjensi e subjekte te tjera te paliqensuara. Me respect: Albiona Koka Levizja “NDAL ABUZIMIT”.