Një i mitur është shoqëruar nga Policia e Shtetit, disa minuta pas vrasjes së ndodhur brenda një lokali pranë Gjykatës së Tiranës. I mituri siç duket në pamjet, mund të jetë i afërm i viktimës pasi ka kaluar rrethin e Policisë dhe ka hyrë brenda në lokal.
Më pas, ai është nxjerrë jashtë duke qarë duke u mbajtur prej krahësh nga dy efektivë policie, e më pas është futur në makinë për t’u dërguar në Komisariat.