MAFFIA
Don Xhon rruga, uzi 30 cuba
Hala n’ode me burra
300° nxehet furra
S’ka ketu papa t’k…, durt nalt pisket kuku
Ti nuk je qe ngreh, kusho ti pisket si gru (Fuck it!)
Pozimi si pornostar me “Maffia” në zyrat e gjykatës është mishërim i degjenerimit të thellë të shtetit.
Në Meksikë, 53.628 qytetarët e vrarë në një vit e gjysmë janë tregues i një kriminaliteti shumë të lartë. Por, jo i kapjes së shtetit, sepse fakt është që janë dhjetëra policët e vrarë çdo vit nga kartelet e drogës dhe 175 politikanët e ekzekutuar në 2017-2018, 80 të tjerë vetëm gjatë një fushate parazgjedhore, këtë vit.
Shfaqja publike e admirimit për krimin e organizuar nga kreu i një institucioni të drejtësisë tregon kapitullimin e shtetit.
Por, kur në drejtim të administratave publike katapultohen andej-këtej femra të profilit të Sarah Kellerit, nga Duisburgu, Mbretëria e Djallit është vendosur.
“Ndihesha mirë me policinë, ishte një punë e mirë, por ndjeja që diçka më mundonte. Doja të bëja gjëra të tjera që më jepnin kënaqësi, siç janë lojërat seksuale. Kam qejf kur ushtroj pushtet mbi meshkujt dhe i urdhëroj ata”, tha Sarah (në foto), e cila ditën punonte për forcat e rendit në Gjermani, ndërsa natën si prostitutë.
Këtë ajo e shprehu në një intervistë, pasi e dëbuan nga policia.
Pas publikimit të disa fotove të saj me përmbajtje seksuale në WhatsApp, Sarën e lanë të lirë të bënte më të mirën për veten.
Kapedane si ajo në drejtim të shtetit përbëjnë rrezikshmëri të theksuar për shoqërinë.