Komisariati Dixhital, instrument në duart e qytetarëve që nuk njeh kompromis
Në reagim të menjëhershëm të ngjarjeve të fundit dhe për t’i dhënë mundësinë çdokujt të denoncojë me eficiencë, po përfundon upgrade të Komisariatit Dixhital duke shtuar rubrikat e denoncimit të Dhunës në Familje dhe ndaj të miturve dhe gjithashtu Krimin Mjedisor.
Aplikacionit i shtohen ‘push notifications’ ku të gjithë përdoruesit marrin informacion në kohë reale mbi ngjarje me impakt publik si fatkeqësitë natyrore, informacion për bllokim aksesh rrugore, paralajmërime për kujdes, etj.
Gjithashtu, tashmē aplikacioni ka sistem ‘feedback’ ku qytetari merr një ‘push notification’ mbi statusin e denoncimit dhe e ndjek në vazhdimësi, deri në përfundim.
Plus po shtohet opsioni i chat me efektivin e policisë që merr denoncimin, në rast se denoncuesi kêrkon sqarim të mëtejshëm të ngjarjes, duke e bërë kështu një sistem dinamik dhe jo të verbêr.
Së fundmi, aplikacioni ka opsionin e denoncimit anonim, duke i dhënë mundësinë kujtdo që të sinjalizojë policinë, ndryshe i quajtur ‘tips system’. E vetmja mënyrë për të luftuar krimin është ekspozimi i tij, denoncimi pa asnjë rezervë dhe frikë.
POR, nëse për çdo arsye shihni mosveprim nga policia, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) në nr. falas 0800 90 90 është aty për të mos e lejuar këtë!