Bëm baba të të ngjaj. Delirant…..
Pamjet e ndërtimeve pas tërmetit në Vaqarr, seç më kujtuan ato gjurmët që kanë mbetur nga komunizmi.
Shkrimet në male e kodra, qytete dhe fshatra të emrit ENVER HOXHA..edhe në Vlorë, aty përball në Shashicë e shohim akoma… Enver Hoxha.
Asokohe inxhinierët bënin çmos për të thurur lavde dhe me urdhër të të madhit duhej të kujdeseshin që emri i tij mos të harrohej kurr.
Ashtu ndodhi, edhe sot emri i tij mbahet mend. Por mbahet mend si tmerri, katili dhe turpi i vendit.
Edhe ky i sotmi, edhe pse shtëpitë po ndërtohen me lekët tona, apo lekët e donacioneve, në mënyrën më qesharake të mundshme kujdeset që aty të shënohet gërma e tij. Delirant… ti dhe ata që e kanë projektuar.