Pas 11 ditësh luftë/ Kryeministri i Izraelit: Ia arritëm qëllimit, sukses i jashtëzakonshëm
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ditën e sotme e quajti ofensivën e ushtrisë kundër militantëve palestinezë, përfshirë Hamasin në Rripin e Gazës, një “sukses të jashtëzakonshëm”.
“Ne i kemi arritur qëllimet e operacionit jashtëzakonisht mirë.”, u tha Netanyahu gazetarëve në selinë e ushtrisë në Tel Aviv, i cili vizitoi për të falënderuar oficerët për suksesin e tyre pas 11 ditësh luftimesh vdekjeprurëse midis forcave izraelite dhe Palestinës.
“Hamas nuk mund të fshihet më. Ne kemi vrarë më shumë se 200 terroristë, përfshirë 25 zyrtarë të rangut të lartë.”, shtoi kryeministri në një deklaratë televizive.
“Publiku i gjerë nuk di gjithçka, madje as Hamasin, por gjithçka që kemi arritur do të zbulohet me kalimin e kohës.” premtoi ai.
Kryeministri izraelit kërcënoi Hamasin me “rregulla të reja të lojës” në rast të veprimit të ardhshëm ushtarak, vetëm disa orë pasi u arrit një armëpushim midis të dy palëve.