Kandidatura surprizë e Agron Shehaj shkakton “tërmet” në rrjetet sociale, mbështetje e madhe për një nga kandidatët më të votuar të 25 prillit.
Agron Shehaj, kandidati i dytë më i votuar i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, me 13862 vota personale, ditën e sotme njoftoi se do të kandidonte për kryetar partie në zgjedhjet e 13 qershorit.
Kandidatura surprizë në minutat e fundit ka shkaktuar “tërmet” në rrjetet sociale, pasi në llogarinë e tij në facebook mbështetja ka qenë shumë e madhe. Mbi 12 mijë pëlqime, 3 mijë komente dhe 500 shpërndarje ka marrë postimi i tij që njoftonte kandidimin.
Edhe nga anëtarët e Partisë Demokratike ka patur shumë reagime pozitive për Shehajn, që mesa duket do të jetë një kandidaturë e fortë përballë kryetarit aktual Lulzim Basha.
Kujtojmë se Agron Shehaj do të ketë përballë veç Bashës edhe Ibsen Elezin, Edith Harxhin dhe Fatbardh Kadillin.