Lady Gaga: Më kanë përdhunuar dhe kam mbetur shtatzënë kur isha 19 vjeç!
Lady Gaga është përdhunuar dhe ka mbetur shtatzënë kur ishte 19 vjeç. Këngëtarja 35-vjeçare ka rrëfyer se si ajo u sulmua seksualisht nga një producent muzikor kur ishte vetëm 19 vjeç duke shtuar se kurrë nuk do ta thotë emrin e tij pasi nuk dëshiron të përballet me të sërish.
Duke folur në episodin e parë të serisë së re Apple TV + të Oprah Winfrey dhe Princit Harry, “The Me You Can Not See”, ajo tha:
“Isha 19 vjeçe kur punoja në fushën e muzikës dhe një producent më tha ‘Hiqi rrobat’. I thashë, jo dhe u largova. Më tha që do digjte gjithë karrierën time dhe nuk u ndal. Më kërkoi vazhdimisht të njëjtën gjë dhe pastaj nuk mbaj mend më. Vite më vonë shkova në spital sepse kisha disa dhimbje në trup. U habita kur hapa sytë dhe në pashë një psikiatër para meje. Kuptova që edhe këtë herë kisha pasur të njëjtën lloj dhimbje si dikur, kur më përdhunuan e më lanë shtatzënë. Më pas hyra në një dhomë të shtëpisë dhe u mbylla për muaj të tërë, vetëm qaja e kisha përzierje”.
Ajo tha më tej se edhe pse kanë kaluar vite nga ajo ngjarje, shpesh ankthi dhe gjendja e plogështisë i rikthehet dhe ajo mendon të lëndojë veten.
Por Gaga këmbënguli se ajo nuk kërkon keqardhje dhe thjesht dëshiron të tregojë historinë e saj për të ndihmuar të tjerët.
“Unë nuk jam këtu për t’iu treguar historinë time sepse unë dua që dikush të ndjej keqardhje për mua. Unë jam mirë. Por hapni zemrën tuaj për dikë tjetër. Unë e kam kaluar këtë që po iu them, dhe shumë njerëz që kalojnë të njëjtën gjë kanë nevojë për ndihmë. Fakti që mundem ta ndaj me ju këtë gjë, do të thotë që është pjesë e shërimit tim”, ka thënë ylli i muzikës.