Zgjerohet hetimi për gjyqtaren Hoxha: SPAK merr në dorë të gjitha transferimet në burgun e Fushë -Krujës
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion zgjeron hetimet për skemën korruptive të lirimeve nga burgjet ku ishte përfshirë edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha dhe personat e tjere të akuzuar.
Grupi i hetimit ka nisur verifikimin e të gjitha rasteve të transferimeve të të dënuarve nga burgjet e tjera të vendit për në qelitë e Fushë Krujës, duke kontrolluar kriteret që janë përdorur dhe personat që kanë dhënë miratimin për transferimin e tyre.
Prokuroria ka kërkuar edhe ekspertimet e bëra në gjykata nga mjeku psikiatër Shkëlqim Korbi dhe të dënuarit që kanë përfituar përj tyre, nga këto ekspertiza.
Ndërkohe avokatët mbrojtës të të akuzuarve kanë përgatitur kërkesat për ankim apelim kundër vendimit që u shpall të shtunën, (13 shkurt) gjyqtarja e masave Etleva Deda e cila la në burg të akuzuarit.
Paralelisht të martën në 16 shkurt Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar seancën që shqyrton kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, i cili kërkon shkarkimin e gjyqtares.
Dy seancat e mëparshme janë shtyre me kërkesë të vetë gjyqtares, e cila ka kërkuar kohë për tu njohur me materialet, pritet se edhe seanca e te martës të shtyhet për shkak të mungesës së gjyqtares, e cila duhet të jetë e pranishme ne këshill për të dhëne sqarime ne lidhje me rastet ku është proceduar.
Mësohet se shkelja me e rëndë e gjyqtares është berë në rastin e Hekuran Billës, ku gjyqtarja i ka ulur me shumë dënim se sa parashikon ligji.
Ndërsa dy procedimet e tjera janë pezulluar per momentin pasi çështjet janë ende ne gjykatën e Apelit. Ndërsa zhvillime të reja ka patur edhe ne lidhje me mjekun Edvin Prifti i arrestuar në sallën e gjyqit.
Dosjes së SPAK do ti bashkangjitet edhe një kallzim që është bërë ndaj mjekut ne prokurorinë e Tiranës nga një shtetase që e akuzon për mjekim të pakujdeshëm. Edhe për mjekun avokatët do të kërkojne një masë më të lehtë sigurie me argumenin se arrestimi i tij ka pasoja në shëndetin e shumë pacientëve që presin radhë për tu operuar.