Helmimet masive në Gjirokastër/ Qytetari shokon: I kanë prerë veshët dhe gjymtyrët e para një qeni
Pak kohë më parë, në rrjetet sociale u denoncua se Bashkia Gjirokastër helmonte qentë dhe macet e qytetit. Sipas denoncimeve, ishin helmuar në mënyrë të kundraligjshme 5 qen dhe 4 mace me helm të dyshuar si “Metomil 90”.
Sipas raportimeve thuhej se helmimet bëheshin sistematikisht edhe më parë. Edhe pse tre prej qenve ishin të sterilizuar dhe kontrolluar nga veterinerë, bashkia e Gjirokastrës nuk ka pasur aspak mëshirë. Kamerat e sigurisë kishin regjistruar pamjet dhe si për çudi nuk u gjetën as trupat e kafshëve të gjora.
Ndërkohë, një qytetar ka dërguar një mesazh tronditës, ku shkruan se ditën e sotme është kapur një prej qenve që kishte shpëtuar. Qeni në fjalë është gjetur me veshë të prerë dhe gjymtyrët e para po ashtu të prera. Sipas qytetarit bashkia dhe policia kanë dështuar totalisht në detyrën e tyre.
Më konkretisht, qytetari ka shkruar se:
Sot kane kapur nje prej qenve qe kishte shpetuar, e kane ngordhur dhe I kane prere veshet dhe gjymtyret e para. Bashkia dhe Policia ka deshtuar totalisht ne detyren e tyre.