Pergatiti: Marin Nikolla
Ministri i Puneve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane Ivan Korčok: Shqipëria ka bërë përparim në procesin e pranimit në BE dhe reformat duhet të vazhdojnë
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Republikës se Sllovakisë Ivan Korčok, përfundoi turin e tij rajonal në vendet e Ballkanit Perëndimor të mërkurën dt. 10 shkurt 2021, me një vizite pune në Republikën e Shqipërisë. Në Tiranë u takua me shefen e re të diplomacisë shqiptare, znj. Olta Xhaçka.
Objektivi kryesor i vizitës ishte thellimi i marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht në fushën ekonomike, dhe shprehja e mbështetjes për proçesin e transformimit dhe reformës së Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian (BE).
Në të njëjtën kohë, kreu i diplomacisë sllovake vlerësoi përparimin e Shqipërisë kohët e fundit në fushën e përmbushjes se kritereve për hapjen e negociatave për pranimin në BE, i cili demonstron vullnetin e fortë politik dhe vendosmërinë e vendit për të lëvizur më pranë qëllimeve të saj kryesore të politikës së jashtme.
Partnerët gjithashtu gjatë takimit u përqëndruan në bashkëpunimin zhvillimor dhe humanitar. Në vitin 2020, Sllovakia i dha Shqipërisë një kontribut financiar me vlerë 250,000 euro për rindërtim pas tërmetit në veriperëndim të vendit në nëntor 2019, si dhe grante të vogla me vlerë 40,000 euro dhe ne kuadrin e subvencioneve ndihmon në zbatimin e disa projekteve përmes Slovak Aid. Bashkëpunimi për zhvillim me Shqipërinë do të vazhdojë në vitin 2021.
Gjatë vizitës së sotme në Shqipëri, Ministri Ivan Korčok gjithashtu dorëzoi simbolikisht kontributin financiar të Republikës së Sllovakisë me vlerë 30,000 euro në luftën kundër pandemisë COVID-19:
“Në këto kohë të vështira, aleatët dhe miqtë duhet të qëndrojnë së bashku dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin. Kontributi ynë është provë se solidariteti me aleatët është një çështje parimore për ne, “përfundoi Ministri I. Korčok.