Babai më thoshte se për të kuptuar se cili është një mik i mirë duhet organizuar një festë; me birra, verë e ushqim të mirë, muzikë të bukur në sfond por jo me volum të lartë, që të mund të dëgjoni bisedat mes jush.
Fto miq më thoshte, fto shumë miq.
Ftoji të gjithë miqtë që njeh e pastaj ,kur festa të mbarojë, lër që secili të marrë rrugën që dëshiron, mos detyro asnjë që të qëndrojë.
Mos e zgjat asnjëherë më tepër seç duhet festën.
Përshëndeti dhe uroji natën e mirë të gjithëve dhe vër re se cilët me dëshirë do të qëndrojnë të të ndihmojnë, të lash pjatat, të të ndihmojnë të sistemosh shtëpinë.
Këta janë miqtë e mirë, që do të të gjenden pranë,kur muzika dhe vera të mbarojë…
Miqtë e mirë, janë ata që do të të qëndrojnë edhe kur jeta do të të ofrojë veç thërime e rrëmujë.
E në fund të gjithçkaje, më thoshte babai; mbaj mend se në fund të çdo feste të bukur, në fund të çdo momenti epik, në fund të çdo suksesi të madh
do të shohësh se pranë teje do të qëndrojnë fare pak njerëz, por ata njerëz vlejnë më shumë se gjithçka.
@Gio Evan (shkrimtar, këngëtar, poet)