Një aksidenti ka ndodhur në aksin Koplik-Shkodër, ku si pasojë një kalimtar ka ndërruar jetë. Burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit që ka shkaktuar aksidentin është një punonjës policie, i identifikuar si Gjergj Gjeloshi.
Ky i fundit, me mjetin e tij tip “Fiat” ka përplasur 50-vjeçarin Agim Shkambaj, i cili po lëvizte me biçikletë. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, megjithatë Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur nga puna për të zbardhur dinamikën e plotë të saj.