A do arrihet liria ndonjehere?!
Fjala Liri eshte nje nga temat me kuptimplote te jetes njerezore.Ajo eshte nje e drejte njerezore qe na eshte dhuruar te gjitheve .Eshte aq e embel, eshte arma me e forte per te thyer barrierat e jetes , pra kjo e drejte qe na jep mundesine te jemi te barabarte.
Liria ka nje kuptim shume te gjere, sa padyshim na ka prekur te gjitheve …
Xhorxh Bajroni eshte ai qe e pershkruan lirine si thesari me i madh qe na eshte dhene , madje e njeh aq mire sa e shpalos ate ne nje poeme rrenqethese . Aty ai nxjerr ne pah vlerat e verteta te lirise.
Liria arrihet atehere kur shpirti eshte i lire , por ne qofte se ne shpirtin tend ka akoma pranga , ti nuk je i lire ti thjesht e enderron ate…
“I burgosuri i shilonit” Nje histori aq e trishte , aq e dhene me nje fryme te jashtezakonshme besimi. Nje njeri qe humb lirine e tij , njekohesisht dhe jeten e tij . Eshte nje dhimbje jo aq sa perjetonte ai i burgosur, teksa sheh qe njerezit e zemres te vdisnin ne ate menyre aq mizore dhe te trishte sa nuk e benin te mendonte se mund te kishte nje jete jashte asaj dhome. Nuk mendohej se liria mund te arrihej ndonjehere por ishte vetem nje drite shprese ne ate erresire te pashpirt… Nje dritare e vogel ku jeta zhvillohej si dicka e lire me nje fuqi te jashtezakonshme. Permes hekurave te dritares shiheshin malet era… era e lirise qe i mungonte prej kohesh por njekohesisht panvaresisht lumturise ajo kthehet ne nje turture sepse i kujton lirine e humbur…
A mund te arrihet ndonjehere liria?! Dhe a do te arrije zemra te sherohet me kalimin e kohes ku syte kane pare ferrin me sy!!! Por pavarsisht gjithckaje dicka ia mbushte frymen atij njeriu pervec dritares , ishte Shpendi Ogurbardhe qe i jepte shprese atij per lirine e humbur… Askush nuk ka te drejte te largoje lirine, jeten…kemi lindur te lire dhe te tille do te vdesim pavarsisht gjithckaje….