Ragim nga Roland Bejko: “Gallata më e bukur është se sot pas 30 vitesh doli një “antikomunist” dhe më akuzoi publikisht në facebook si komunist dhe sorosist. Në të tillë situatë të kësaj dhune verbale e kam gjetur veten përballë “vullnetarëve të Enverit” në shkurt të 1991-it.
Rrezik, po të më kish përballë do më hynte në dru pse thash se Mike Pince bëri mirë që nuk e la legjislativin të përdorej nga ekzekutivi.
Po nuk kam thënë gjëkundi që Trump dhe trumpizmi janë të gabuar, pasi nuk kam një mendim as pozitiv, as negativ. Më duhet të thellohem mbi doktrinën e tij. Pasi më duhet të ndaj qartë ku mbaron konspiracionizmi dhe ku fillon e vërteta racionale. Më duhet të lexoj akoma. Deri atëherë nuk bëhem dot partizan, qorazi.
Ky rast më solli në kujtesë historinë e një mikut tim që kur shkoi për studime në një universitet të Francës në vitet ’90, pasi bëri një përshkrim mbi komunizmin në Shqipëri, profesori i tha: “Tu lumtë, faleminderit për ekspozenë e gjatë dhe ” të bukur” që na bëre. Ti sot këtu na fole kundër komunizmit si një komunist i vërtetë.”
Sipas llogjikës së këtij “antikomunistit” që më sulmoi verbalisht në facebook, i bie që qysh nga dje edhe Mike Pince na qenka bërë komunist.
U çfarë llogjike e çmendur, u çfarë llogjike e çmendur! Llahtari!
Tani një këshillë.
Doni ta shkatëroni një kauz politike?
Banalizojeni atë… siç po ndodh së fundmi.
Në këto kushte, dua të theksoj se Ronald Regani përfundimisht vazhdon të mbetet në bindjen time, ende një republikan i madh, i pakapërcyer.